Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, organizoi tryezë diskutimi me përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, marrë parasysh rolin e rëndësishëm të organizatave të shoqërisë civile në avokim për mbrojtjen e interesit publik.

Tryeza u organizua për reformën e inspektimeve dhe ndikimin e kësaj reforme në mbrojtjen e interesit publik dhe përmirësimin e ambientit afarist në Kosovë.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, duke u mbështetur në ekspertizën dhe përvojën e tyre gjatë diskutimeve u fokusuan në fusha si mbrojtja e konsumatorëve, transparenca, llogaridhënia dhe nevoja për qasje të ekuilibruar e cila përfshin perspektivat e të gjithë akterëve.

Këto vështrime do të na shërbejnë në formësimin e hapave të mëtutjeshëm për zbatimin e kësaj reforme.