Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm (ZIP), në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, organizoi tryezë diskutimi me përfaqësues nga sektor privat, lidhur me reformën e inspektimeve.

Në këtë tryezë është prezantuar reforma e inspektimeve, përfshirë parimet, detyrat dhe përgjegjësitë themelore të bizneseve dhe të inspektorëve respektivisht, sipas Ligjit për Inspektimet.

Reforma e inspektimeve është pjesë e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me të cilën synohet përmirësimi i mëtutjeshëm i mjedisit afarist.

Përfaqësuesit e sektorit privat, mirëpritën ndryshimet që i sjellë kjo reformë dhe njëkohësisht ndanë rekomandimet e tyre për përmirësimin e mëtejmë të së njëjtës, duke u bazuar në përvojat e tyre.

Lyra Osmani, zv. Inspektore e Përgjithshme, gjatë kësaj tryeze potencoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat për zbatimin e suksesshëm të reformës së inspektimeve dhe theksoi interesin e ndërsjellë të kësaj reforme për sektorin publik dhe sektorin privat.

Falenderojmë USAID Kosovo si njërin nga partnerët strategjik për mbështetjen e vazhdueshme në reformën e inspektimeve.