Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Sot, u mbajt një aktivitet i rëndësishëm i organizuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, ku u prezantuan gjetjet nga raporti i vlerësimit të nevojave të Inspektorateve Qendrore, duke përfshirë nevojat mbi aspektet përmbajtësore profesionale dhe atyre logjistike.

Ky aktivitet u mbështet nga GIZ Kosovo ndërsa hulumtimi dhe raporti u realizuan nga Instituti Riinvest.

Raporti identifikoi fushat kryesore që kërkojnë përmirësim dhe sfidat e Inspektorateve Qendrore, për të arritur drejt ofrimit të zgjidhjeve konkrete për rritjen e efektivitetit të inspektimeve dhe përmirësimin e mbikëqyrjes, duke e bërë procesin inspektues më të përgjegjshëm, efikas dhe më transparent.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për forcimin e sistemit të inspektimeve dhe garantimin e një administrate më të efektshme dhe të besueshme.