Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm zhvilloi takim me Inspektoratin Qendror në Tiranë. Në kuadër të bashkëpunimit mes dy qeverive, në zbatim të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e Inspektimeve, z.Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror në Tiranë i dhuroi kodin në burim të platformës ‘e-inspektimi’ Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm përfaqësuar nga znj.Lyra Osmani ud. Inspektore e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Kjo iniciativë e përbashkët do të lehtësojë implementimin e reformës në fushën e inspektimit përmes digjitalizimit, rritjes së transparencës dhe rritjes së efektivitetit të procesit të inspektimit.