Takimi ndërmjet Inspektores së Përgjithshme dhe Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë shërbeu si një mundësi për diskutim të detajuar mbi zhvillimin dhe reformimin e sistemit të inspektimeve në Kosovë, të udhëhequr nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm. Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të transparencës, rritjes së llogaridhënies dhe avancimit të standardeve në institucionet publike, me fokus të veçantë në fushën e inspektimeve.
Po ashtu, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet dy vendeve, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe besueshmërisë së inspektorateve.


