Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Ka përfunduar me sukses punëtoria tre ditore (25-27 Mars 2024) mbi “Aplikimin Konkret të Udhëzuesit për Inspektime të Përbashkëta dhe Udhëzuesit mbi Kërkesat e të Dhënave të Detyrueshme”, e organizuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, mbështetur nga GIZ Kosovo dhe European Union in Kosovo kushtuar përmirësimit të inspektimeve në Kosovë.

Qëllimi i punëtorisë ishte zbatimi konkret i Udhëzuesit mbi Inspektimet e Përbashkëta dhe Udhëzuesit mbi Kërkesat e të Dhënave të Detyrueshme. Kjo me qëllim të fokusimit në zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie efektive inspektimi, duke përdorur mjete dhe metodologji të përbashkëta, si dhe duke praktikuar dhe monitoruar inspektimet në terren, për të kontribuar drejtpërdrejtë në reduktimin e barrës administrative ndaj bizneseve dhe rritje të efektivitetit të inspektimeve.

Në kuadër të kësaj punëtorie është realizuar me sukses edhe Pilot-inspektimi i Përbashkët me Inspektoratin e Arsimit, Inspektorati i Punës dhe Inspektoratin Sanitar.