Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Sot u zhvillua diskutimi “Kompetencat, Sfidat dhe Mundësitë e Bashkëpunimit Ndërmjet Institucioneve”, ku morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, Akademia e Drejtësisë dhe GIZ, si dhe përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, përfshirë Kryeprokurorin dhe prokurorë nga Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të krijojë një platformë të qëndrueshme dialogu ndërinstitucional për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet inspektorëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve – duke synuar rritjen e efikasitetit institucional dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ky aktivitet u mbështet nga GIZ, përmes Projektit “Përkrahja e proceseve reformuese për integrimin e Kosovës në BE”, të caktuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mbetet e përkushtuar të avancojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më transparent, efikas dhe të drejtë për të gjithë qytetarët. #ZIP