Më 4 nëntor 2026, në Ndërtesën e Qeverisë, Inspektorja e Përgjithshme, znj. Lyra Osmani, mbajti takim të përbashkët me Kryeinspektorët e Inspektorateve Qendrore.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi për avancimin dhe unifikimin e punës së inspektorateve, me theks të veçantë në:
●Statusin e zhvillimit të modulit për pranimin dhe trajtimin e ankesave;
●Prezantimin e formatit të planit vjetor të punës;
●Prezantimin e modelit të inspektimeve të bazuara në rrezik;
●Statusin e hartimit të projektligjeve për themelimin e Inspektorateve Qendrore;
●Rekrutimin e inspektorëve të rinj dhe koordinimin me DMZP-në lidhur me procedurat e rekrutimit.
Takimi shërbeu si një mundësi për diskutim, koordinim dhe shqyrtim të dokumenteve dhe proceseve të përbashkëta, me synim avancimin e mëtejshëm të punës së inspektorateve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.






