Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm zhvilloi takim me Kryeinspektorët e Inspektorateve Qendrore dhe Njësive të veçanta inspektuese, ku u diskutuan çështje kyçe për avancimin e sistemit të inspektimeve në vend.
Gjatë takimit u diskutua për raportin vjetor të inspektimeve, prioritetet e reformës për vitin 2026, si dhe u trajtuan tema me rëndësi si digjitalizimi i procesit të pranimit dhe trajtimit të ankesave, listat e kontrollit të bazuara në rrezik, trajnimi dhe certifikimi i inspektorëve, si dhe bashkëpunimi institucional për inspektime të përbashkëta.
Fokusi mbetet rritja e efikasitetit, transparencës dhe profesionalizmit të inspektimeve, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.





