Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm (ZIP), me mbështetjen e UNDP-së, zhvilloi takimin e radhës për finalizimin e Platformës për Pranimin dhe Trajtimin e Ankesave.
Në këtë takim morën pjesë Kryeinspektorët e inspektorateve qendrore dhe përfaqësuesit e kompanisë zhvilluese të platformës.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet lidhur me finalizimin e platformës, funksionimin e saj dhe hapat e mëtejmë për përfundimin e saj.
Ky projekt synon të përmirësojë procesin e pranimit dhe trajtimit të ankesave dhe të kontribuojë në një sistem më efikas dhe transparent të inspektimeve.
ZIP dhe UNDP vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e sistemit të inspektimeve.





