Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë organizoi trajnim me gjyqtarë dhe përfaqësues të inspektorateve qendrore dhe komunale.
Fokusi i trajnimit ishte procedura administrative dhe dallimi i saj nga procedurat kundërvajtëse dhe gjyqësore lidhur me çështjet në kompetencë të inspektorateve qendrore dhe lokale, të cilat janë pjesë e fushëveprimit të Ligjit për Inspektimet.
Ky aktivitet u mbështet nga GIZ në Kosovë, përmes projektit për përkrahjen e proceseve reformuese drejt integrimit në BE.
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mbetet e përkushtuar për avansimin e sistemit inspektues dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale të inspektorëve, për të siguruar inspektime transparente, efikase dhe të drejta për qytetarët e Republikës së Kosovës.





