Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë dhe GIZ realizuan tryezën e diskutimit: “Çështjet e mungesës së mekanizmave për zbatimin e dispozitave ligjore për konfiskimin në raport me ligjet për inspektoratet e Republikës së Kosovës”.

Kjo tryezë kishte për qëllim avancimin e njohurive për çështjet e mungesës së mekanizmave për zbatimin e dispozitave ligjore për konfiskimin në raport me ligjet për inspektoratet e Republikës së Kosovës si dhe, identifikimi i sfidave për zbatimin e këtyre mekanizmave.

Diskutimet interaktive sollën në pah:

  • mungesën e mekanizmave efikas për zbatim
  •  nevojën për koordinim më të mirë institucional
  • rëndësinë e praktikave të unifikuara në terren

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të inspektorateve, si dhe në avancimin e mekanizmave që garantojnë zbatim të plotë dhe të qëndrueshëm të legjislacionit në Republikën e Kosovës.