Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mbajti takimin përgatitor me inspektoratet qendrore dhe lokale për fillimin e krijimit të platformës për menaxhmin dhe trajtimin e ankesave.

Kjo platformë synon të avancojë mënyrën e pranimit, trajtimit dhe monitorimit të ankesave, duke mundësuar një proces më efikas, transparent dhe të koordinuar ndërmjet organeve inspektuese. Përmes saj, do të lehtësohet komunikimi institucional, ndjekja e rasteve në kohë reale dhe rritja e llogaridhënies në trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Takimi shërbeu për prezantimin e konceptit të platformës, rrjedhës së punës dhe koordinimit ndërinstitucional për zbatimin sa më të suksesshëm të saj.