Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, sot me datë 21.03.2024 ka mbajtur punëtorinë e radhës me temën “Inspektimet e bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut”, me kryeinspektorët dhe inspektorë nga Inspektorati Qendror i Transportit dhe Njësia e Inspektimit të Energjisë për të përcaktuar kriteret e rrezikut si bazë për planifikim dhe realizim të inspektimeve të bazuara në vlerësim të rrezikut. Punëtoria është udhëhequr nga eksperti ndërkombëtar z. Macrae, mbështetur nga projekti IFC/ SECO.

Metodologjia e inspektimeve bazuar në vlerësimin e rrezikut do të sjellë inspektime më efikase dhe më efektive në mbrojtje të interesit publik, duke përfshirë sigurinë publike, shëndetin publik dhe mjedisin dhe ulje të barrës administrative për subjektet e inspektuara.