Skip to main content

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm (ZIP), në bashkëpunim me UNDP-në, zhvilloi takim me përfaqësues të inspektorateve, me fokus në përdorimin dhe administrimin e Platformës për Pranimin dhe Trajtimin e Ankesave.

Gjatë takimit u prezantuan mënyra e funksionimit dhe menaxhimit të platformës, si dhe roli i personave përgjegjës dhe zëvendësues të deleguar nga inspektoratet për administrimin e ankesave.

Në kuadër të takimit u diskutuan gjithashtu çështje praktike lidhur me përdorimin e platformës, ndërsa përfaqësuesit e inspektorateve patën mundësi të ndajnë sugjerime, komente dhe inpute për përmirësimin e mëtejmë të saj.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në digjitalizimin, efikasitetin dhe transparencën e procesit të pranimit dhe trajtimit të ankesave, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ZIP-it dhe inspektorateve.

ZIP dhe UNDP vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e sistemit të inspektimeve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.